Flash News

KRYESORE

Ligji për Teatrin Kombëtar, mazhoranca pranon dekretin e Presidentit

Ligji për Teatrin Kombëtar, mazhoranca pranon dekretin e Presidentit

Mazhoranca ka pranuar dekretin e Presidentit Ilir Meta sa i takon ligjit për Teatrin Kombëtar.

Në mbledhjen e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, ku të pranishëm ishin edhe deputetët e PD-së, kreu i Komisionit Eduard Shalsi u shpreh se shumica ka vendosur që të pranojë dekretin e Presidentit për të bërë disa ndryshime në ligj, ku më kryesorja është hapja e garës.

“Kemi arritur në konkluzionin e pranimit të dekretit të Presidentit. Do të pranojmë dekretin e presidentit duke ndërhyrë në disa nene të veçanta”, tha Shalsi.

Në përgjigje të këtij qëndrimi të mazhorancës, deputetja Albana Vokshi në emër të opozitës u shpreh se tha se “nuk e kuptoj se çfarë janë amendimet e një dekreti që është shumë i qartë. Një dekret votohet pro ose kundër”.

Të fundit