Flash News

KRYESORE

Ligji i ri në Francë, nuk do të këtë më riprodhim për delfinët robër

Ligji i ri në Francë, nuk do të këtë më riprodhim

Ligji i ri në Francë, i cili ndalon ndalon riprodhimin e delfinëve dhe orkave të mbajtura në robëri, ka shkaktuar reagime të ashpra në disa prej parqeve më të mëdha të argëtimit në vend Drejtuesi i njërit prej tyre, “Marineland”-it në Antibe, është i bindur se dekreti i qeverisë franceze do të ketë impakt negativ.

“Imponimi i një ligji të tillë do të na detyrojë t’i vendosim këto gjallesa në një situatë stresi. Do të duhet t’i ndajmë nga njëra-tjetra, t’u japim trajtime kimike nga frika e riprodhimit. Jam i sigurtë se do të ndikojë për keq në jetëgjatësinë e tyre. Nuk është normale, nuk është logjike të pretendosh se po nxjerr një vendim në të mirë të kafshëve, e nga ana tjetër t’i dëmtosh”, tha Jon Kershaë, drejtor i parkut “Marineland”.

Kershaë ka ndërmend t’i kundërvihet zbatimit të këtij legjislacioni, së pari duke përcaktuar se çfarë veprimesh ligjore mund të ndërmerren, e pastaj me krijimin e peticioneve “online”. Shtysën për këto të fundit e merr nga interesi i madh që ka shfaqur opinioni publik, për të ndihmuar në kundërshtimin e ligjit polemizues.

Aktivistja Caroline Camus e sheh nismën si një mënyrë të mirë për t’i dhënë fund mbajtjes peng të këtyre gjallesave. Lëvizja “Sans Voix Paca”, së cilës ajo i përket, ka organizuar çdo muaj protesta kundër robërimit të kafshëve me kërkesën t’i jepet fund qerthullit riprodhues, që furnizon parqet me delfinë të rinj të lindur brenda tyre, e lëshimit në natyrë të gjitarëve të tjerë ujorë të ndodhur atje.

Të fundit