Flash News

KRYESORE

Lihen në burg anëtarët e grupit të prostitucionit në Shkodër, gjyqtarja jep dorëheqje nga çështja pas seancës

Lihen në burg anëtarët e grupit të prostitucionit në

Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg kreun e grupit të prostitucionit Rinard (Frederik) Tota, 50 vjeç si dhe 7 anëtarët e tjerë të grupit të cilët u arrestuan në kuadër të operacionit “Balerina”.

Tota kërkoi ndryshimin e masës, por gjykata refuzoi kërkesën e tij duke e lënë në fuqi masën “arrest me burg”. 50 vjeçari  ka qenë i dënuar disa herë në për vepra të ndryshme  penale. Ndërkohë pas përfundimit të kësaj seance, gjyqtarja Izabela Radovani  ka dhënë dorëheqje papritur nga kjo çështje. Nuk dihet ende arsyeja e dorëheqjes së saj.

Ngjarja:

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Forcat e Drejtorisë Operacionale dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, kanë goditur në orët e fundit Grupin kriminal “Balerina”, të evidentuar në kuadër të operacionit të gjerë policor “Forca e Ligjit”.

Në këtë kuadër janë arrestuar, 7 shtetas të dyshuar si anëtarë të këtij Grupi kriminal, e konkretisht:

– Rinard (Frederik) Tota, 50 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale.

– Kastriot Musa, 41 vjeç, banues në fshatin Barbullush Shkodër.

-S.M, 32 vjeçe, banuese në qytetin e Shkodrës, e denuar më parë për veprën penale ushtrim prostitucioni.

– A.M, 33 vjeçe, banuese në Shkodër.

– A.Ll, 33 vjeçe banuese në Burrel.

– A.N, 25 vjeçe, banuese në Lezhe.

– A.M, 33 vjeçe, banuese në Shkodër.  

Të fundit