Flash News

KRYESORE

Lihet i lirë i dyshuari kryesor për vrasjen e Jurgen Kurtit

Lihet i lirë i dyshuari kryesor për vrasjen e Jurgen Kurtit

Olsi Qalliaj, i dyshuari kryesor për vrasjen e biznesmenit Jurgen Kurti është liruar nga Gjykata e Apelit të Tiranës për mungesë provash. Apeli ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitje”, njëlloj siç bëri me Gjergj Cukalin.

Olsi Qalliaj u arrestua më 18 mars nga Policia e Tiranës së bashku me dy persona, të cilët dyshoheshin si të përfshirë në ekzekutimin e Jurgen Kurtit.

Vrasja e Jurgen Kurtit u krye në datën 18 Mars në rrugën “Zef Jubani” në kryeqytet, poshtë pallatit ku 26-vjeçari jetonte së bashku më të ëmën e tij.

Kurti ishte një person i njohur për mediat dhe policinë, pasi ai kishte qenë i përfshirë më herët në vrasjen e të atit dhe të Agim Arapit në qytetin e Durrësit. Për të dyja këto ngjarje ai ishte shpallur i pafajshëm nga ana e Gjykatës.

Të fundit