Flash News

KRYESORE

Linda Rama mungoi në eventin e Amit, ja si e ‘justifikoi’

Linda Rama mungoi në eventin e Amit, ja si e ‘justifikoi’

Jo pak të ftuar pati në 10 vjetorin e “Ami Event”, mes tyre shumë personalitete dhe personazhe të botës së  televizionit. Megjithatë Linda Rama, e cila ishte një ndër të ftuarat kryesore të Amarda Toskës nuk ishte e pranishme.

Në mungesë ajo i ka dërguar themelueses së agjencisë një buqetë ku bashkangjitur me të ishte edhe një pusull.

 “Ami, urimet më të mira në 10 vjetorin e ‘bebes tënde . Ami Event është padyshim një histori frymëzuese suksesi për këdo që dëshiron të zbulojë fuqinë e pasionit dhe përkushtimit. Shumë suksese ,Linda Rama”-shkruhej në pusullën bashkangjitur buqetës me lule.

Ndërkohë Amarda Toska e ka postuar foton e dhuratës në Instagram sëbashku me falënderimin drejtuar gruas së kryeministrit.” E vlerësoj shumë këtë letër të dedikuar Linda Rama”-shkruan ajo.

Të fundit