Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Linda Rama u tregon anglezëve: Si është të jesh bashkëshortja e Edit
Linda Rama, bashkëshortja e Edi Ramës, ka dhënë një intervistë për “London Business Magazine”, ku ka folur për raportet kryeministrin, sukseset më të mëdha në jetë dhe rininë shqiptare. Jetesën me Edi Ramën e quan privilegj unikal, por njëkersësh edhe një llojë limitimi në jetën e përditshme.
“Është një privilegj unikal që shumica e njerëzve të vendit tënd beson të udhëhiqet nga njeriu që ti ke zgjedhur për të kryer udhëtimin e jetës dhe për të ndarë barrën e mirërritjes së fëmijëve të tu. Është një përgjegjësi marramendëse po ashtu, që të bën të jetosh në mënyrë konstante me peshën e sëkëlldisë që vjen nga dëshira e madhe e plotësimit të pritshmërive të njerëzve dhe frika e humbjes së besimit të tyre.
Është një shans sfidues për të kontribuar për të tjerët nga një pozitë e veçantë, në një kohë kur vendi yt ka shpresa e ëndrra të mëdha që përballen përditë me limite të diktuara nga e shkuara e me vështirësi të panumërta të jetës së përditshme të njerëzve. Por është edhe një kufizim i një lloji krejt të veçantë, në jetën tende të përditshme që s’do guxoja ta quaja sakrificë në respekt të shumë e shumë njerëzve që sakrifikojnë nga pozitat e tyre për fëmijët e familjet e tyre, po që sidoqoftë të kushtëzon jashtë mase dhe pa pushim”, sqaron ajo.
Duke përdorur një leksik politik, Linda shikon se Shqipëria është zhvilluar në mënyrë mbresëlënëse krahasuar me vitet 90’, ndërsa shpreson që vendit t’i hapen negociatat në Tetor, pas tre refuzimeve nga Bashkimi Europian.
Intervista e plotë:
Lexuesit tanë janë shumë kuriozë – si është të jesh bashkëshortja e Kryeministrit?
Është një privilegj unikal që shumica e njerëzve të vendit tënd beson të udhëhiqet nga njeriu që ti ke zgjedhur për të kryer udhëtimin e jetës dhe për të ndarë barrën e mirërritjes së fëmijëve të tu. Është një përgjegjësi marramendëse po ashtu, që të bën të jetosh në mënyrë konstante me peshën e sëkëlldisë që vjen nga dëshira e madhe e plotësimit të pritshmërive të njerëzve dhe frika e humbjes së besimit të tyre. Është një shans sfidues për të kontribuar për të tjerët nga një pozitë e veçantë, në një kohë kur vendi yt ka shpresa e ëndrra të mëdha që përballen përditë me limite të diktuara nga e shkuara e me vështirësi të panumërta të jetës së përditshme të njerëzve. Por është edhe një kufizim i një lloji krejt të veçantë, në jetën tende të përditshme që s’do guxoja ta quaja sakrificë në respekt të shumë e shumë njerëzve që sakrifikojnë nga pozitat e tyre për fëmijët e familjet e tyre, po që sidoqoftë të kushtëzon jashtë mase dhe pa pushim.
Cilat janë angazhimet tuaja publike si bashkëshorte e Kryeministrit?
Profili i bashkëshortes së Kryeministrit është një zgjedhje personale. Në këtë zgjedhje, e para bindje që kam patur dhe që vijoj të kem, është që publiku me të drejtë kërkon dhe meriton protagonizmin efektiv të njeriut që ka votuar për kryeministër, jo të gruas apo burrit të të parit të qeverisë. Edi erdhi në postin e kryeministrit 6 vite më parë me një axhendë reformash tepër të vonuara dhe po kaq të vështira. Ballafaqimi i vendit me një axhendë transformimi besoj impresionuese në të gjitha planet, është i rëndë qoftë në planin publik e politik, qoftë në planin personal e familjar. Presioni i pritshmërive dhe stresi në kërkim të rezultateve, janë pjesë e pandarë e këtij ballafaqimi. Unë jam përpjekur t’i jap Edit mbështetjen time të pakursyer, brenda kuadrit të një protagonizmi dobiprurës, pa e lenë atë asnjëherë vetëm e njëkohësisht pa i bërë hije, por duke qenë gjithnjë vetvetja qoftë nën çatinë e shtëpisë, qoftë nën dritën e vëmendjes publike.
Cila është arritja juaj më e madhe në jetë?
Kam një familje të bukur, lumturia e jashtëzakonshme e së cilës janë tre fëmijët tanë. Ndërkohë që, përpjekjet e pandërprera për shkollim dhe dije, me punë këmbëngulëse dhe pasion, më janë shpërblyer në rezultate të spikatura profesionale, duke arritur gjithçka kam synuar në planin akademik dhe profesional. Kështu, mund të them që jeta është treguar bujare me mua. Por, përtej këtyre dy aspekteve thelbësore besoj për këdo, mendoj që arritja më e madhe e imja është ruajtja përtej viteve e sfidave, e ndjeshmërisë gjenuine ndaj botës e njerëzve, duke arritur të mbetem e paafektuar nga cinizmi.
Ju keni nevojë për më shumë gra sipërmarrëse në Shqipëri. Në muajt që vijnë, a mund të shpresojmë për një fokus më të veçantë për të ndihmuar gruan për t’u bërë sipërmarrëse? Cilat janë gjërat që gratë duhet të dinë?
Gruaja shqiptare nuk ka qenë kurrë më e arsimuar sesa sot. Vetëm 5% e grave të brezit të nënave tona ishin me arsim të lartë. Sot janë gjashtë herë më shumë vajza me diplomë universitare në grupmoshën 25-39 vjeç. Sot ka shumë më shumë vajza sesa djem që ndjekin arsimin e lartë dhe kjo do të ishte e pamendueshme deri jo shumë dekada më parë. Aktualisht, 30% e administratorëve dhe të pronarëve të biznesit privat janë gra. Dhe më shumë se 40% e pozicioneve në linjën e parë të menaxhimit në kompanitë private janë gjithashtu gra. Këto shifra janë rezultat i një investimi të gjatë, të vështirë dhe të vazhdueshëm në beteja aspak të lehta zhvillimore dhe emancipuese përgjatë dekadave të fundit, duke shërbyer si një garanci e frymëzim për çdo përpjekje individuale të grave dhe të vajzave sot, për të shpalosur pasionet dhe ambiciet e tyre. Vajzat dhe gratë lipset të njohin dhe të përqafojnë natyrën e tyre, së bashku me gjithë potencialin që mbartin, si dhe të guxojnë për të ecur përpara. Ato po e bëjnë këtë përditë e më shumë, nga pak po pa ndalim. Dhe kjo është shpresëdhënëse.
Në Shqipëri flitet shumë për problemet demografike. Cili është vizioni juaj për rininë e vendit tuaj? Cila është ëndrra juaj për ta dhe pritshmëritë tuaja për ta?
Lejomëni të jem përulësisht krenare ndaj më shumë se 1 milion shqiptarëve të emigruar pas viteve ‘90 për përpjekjet e tyre heroike në arsimimin e fëmijët të tyre, të cilët janë sot pjesë e integruar e shoqërive të vendeve të Europës, Amerikës e deri Australisë. Por janë pa dyshim edhe një vlerë e shtuar e dijes kombëtare, pavarësisht distancave gjeografike. Sot, janë të panumërt të rinjtë shqiptarë të angazhuar në nivele të paimagjinueshme, të cilët janë edhe ambasadorët më të mirë të një Shqipërie shumë të ndryshme nga ajo krejt e izoluara e 30 viteve më parë. Të njëjtat përpjekje të jashtëzakonshme, heroike, kanë karakterizuar edhe prindërit në Shqipëri për të arsimuar fëmijët e tyre. Shifrat e kursimeve familjare të investuara për arsimim brenda apo jashtë vendit janë spektakolare. Pa dyshim që ne e vuajmë rrjedhjen e trurit e të krahut të kualifikuar të punës në kushtet e botës së sotme pa kufij e me një pafundësi tundimesh për të rinjtë që s’duan të presin, po duan të lëvizin drejt vendeve me shumë më tepër zhvillim e oportunitete. Por është një fazë historike që nuk ka vetëm aspektet negative, po edhe ato pozitive për të ardhmen e vendit. Brezi i sotëm i të rinjve shqiptarë, në Shqipëri dhe në botë, është i pari që nuk ka asnjë kujtesë të lidhur me komunizmin dhe që është plotësisht në rezonancë me të ngjashmin e vet në vende të tjera, falë epokës së globalizimit dhe digjitalizimit në të cilin jeton. Ky është brezi i çliruar nga komplekset e së shkruarës, me shumë mendje brilante brenda tij dhe me të gjithë energjinë që duhet ftuar për të marrë përsipër misionin për një Shqipëri me standardet më të mira demokratike dhe zhvillimore.
Të rinjtë shqiptarë aspirojnë një jetë më të mirë nga ajo që kanë dhe më të mirë se jeta që patën prindërit e tyre. Cila është këshilla juaj për ta? Ka ndonjë mësim nga udhëtimi juaj që do të donit ta ndanit me ta?
Ndryshe nga rrethanat në të cilën u rrit dhe jetoi brezi i prindërve tanë, por edhe i yni, fëmijët sot jetojnë kohën e mundësive të pafundme, si rezultat i transformimit global dhe i një dinamizmi frenetik të tij. Ky lumë i vrullshëm mundësish mbart me vete edhe rreziqe të panumërta si dhe një shkallë të lartë paparashikueshmërie të së nesërmes. Përpjekjet e pandërprera për dije dhe informacion, kurioziteti për të shkuar drejt thelbit të gjërave pa rënë në kurthin e sotëm të sipërfaqësores, si dhe ruajtja e kultivimi i njerëzores e i marrëdhënieve të thella me njeriun e me natyrën, pa u dehumanizuar e izoluar nga teknologjia dhe stili i jetesës, janë një sfidë gjithnjë e më e rëndë e të rinjve sot, të cilën me vullnet duhet ta fitojnë.
Si e shikoni pozitën e Shqipërisë në skenën botërore në pesë vitet e ardhshme?
Ka ndodhur një zhvillim mbresëlënës në Shqipëri pas viteve ‘90, po sipas meje veçanërisht në këto pesë vitet e fundit, të cilat kanë hedhur bazën e një kthese historike edhe në raport me kthimin e vendit në një atraksion turistik. Besoj që pesë vitet e ardhshme do ta konsolidojnë këtë bazë, duke hapur përfundimisht portën e zhvillimit të qëndrueshëm për Shqipërinë. Uroj që këto vite të afërta të konsolidojnë përfundimisht edhe perspektivën europiane me çeljen e zhvillimin e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian. Mbase është pak po më duket e sigurt, se pas pesë vjetëve që vijnë, Shqipëria do të ndahet njëherë e mirë nga hijet e të shkuarës.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38