Flash News

KRYESORE

Linda Rei për Gjuzin: Isha entuziaste deri kur më foli për pompat

Linda Rei për Gjuzin: Isha entuziaste deri kur më foli për pompat

Debati mes Linda Reit dhe kryetarit të Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi në studion e gazetarit Artur Zheji, është bërë hit në internet.

Gjatë një interviste për Panorama Plus, Rei ka folur për përjetimet e saj pas një përballje të tillë televizive.

Ajo shprehet se e dinte shumë mirë se në emision do të kishin ftuar edhe Kujtim Gjuzin dhe për këtë, Rei thotë se ishte entuziaste për të parë çfarë e priste, por shton se ka mbetur shumë e zhgënjyer nga niveli i ulët i kulturës së kreut të Partisë Konservatore.

“Përplasja me Gjuzin bëri bujë thjeshtë sepse ishte një përplasje aq hipokrite dhe pa bazament, pasi më duket sikur flisja me një qenie që nuk dinte ç’të thoshte. Në fakt, një nga përgjigjet e tij që më bëri përshtypje ishte kur tha: Unë, Gjuzi, jam në gjendje të bëj 50 pompa. Hej, çfarë po flasim? Sikur dikush të më pyesë sa bëjnë një plus një dhe unë të përgjigjem: Sot kam përdorur buzëkuqin Chanel Rogue’. Zot! Çfarë më acaroi? Thjeshtë mungesa e edukatës dhe e kulturës”.

Të fundit