Flash News

KRYESORE

Lindita Nikolla bllokon mësimin në Laç, aktivitet partiak me nxënës

Lindita Nikolla bllokon mësimin në Laç, aktivitet partiak me

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka zgjedhur që të ndërpresë procesin mësimor sot në shkollat e Laçit. Për motive partiake. Një aktivitet i Partisë Socialiste, ku ishte e deleguar nga qendra partiakja e lartë, njëkohësisht ministre e Arsimit, e ka mbushur sallën e Pallatit të Kulturës me nxënës duke i mbajtur larg bankave të shkollës. Fotoja i është dërguar Politiko.al nga një lexues, bashkë me informacionin se është prind i një nxënësi dhe se ata janë marrë kundër dëshirës. Aktiviteti ishte njoftuar për të shtunën, por pas një njoftimi të dytë është mbajtur sot. Fotoja që shihni përmban pamje të radhës së nxënësve që presin të futen në Pallatin e Kulturës së qytetit të Laçit.

Të fundit