Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
“Lindita Nikolla dil në bulevard”, ministrja u përgjigjet studentëve nga Kuvendi: Dola dhe dal se nuk e kam hiç të vështirë
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla u është përgjigjur thirrjeve të vazhdueshme të gjatë gjithë këtyre ditëve të studentëve në protestë.
Nga foltorja e Kuvendit, ministrja thekson se ka dalë dhe do të vijojë të dalë “në bulevard”, pasi sipas saj ka punuar çdo ditë në këto pesë vite për reformimin e arsimit, ndërsa ka përsëritur ftesën për dialog me të rinjtë.
“Pesha e thirrjeve gjatë gjithë këtyre ditëve në protestën e studentëve nuk janë vetëm për mua.
Është një brez që prezanton breza të tërë që u është cenuar e ardhmja. Në këto 5 vite mbyllëm 22 universitete dhe konkurrencën e pandershme, reformuam mësuesinë e arsimin.
Gjithë këto ditë, thirrje nga studentët “Lindita Nikolla dil në bulevard, shkolla është e jona, jo biznes privat”, unë dola dhe dal nga ministri se nuk e kam hiç të vështirë, kam punuar çdo ditë.
Ata kanë të drejtë, por ftesa për të zhvilluar edhe një betejë edhe më të vështirë përmes një dialogu, për të transformuar cilësisht universitetet, jam e gatshme të marr çdo përgjegjësi”, u shpreh Nikolla.