Flash News

KRYESORE

Lindita Nikolla letër studentëve: Do ngremë grupe të posaçme

Lindita Nikolla letër studentëve: Do ngremë grupe të

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, përmes një letre u ka kthyer përgjigje kërkesave të parashtruara nga studentët.

Për sa i takon kërkesave për vlerësimin e tarifave, vlerësimin e rezidencave studentore dhe buxhetin për arsimin e lartë, Nikolla thotë se do të ngrihen grupe të posaçme pune.

“Lidhur me pikën 1, 6 dhe 7 të kërkesës, për vlerësimin e tarifave të studimit, vlerësimin e rezidencave studentore dhe buxhetit për arsimin e lartë dhe sipas kërkesës suaj të datës 06.12.2018, do të ngrihen grupet e posaçëm të punës, me përfaqësues të këshillave studentorë, MASR dhe institucioneve të arsimit të latë.

Lidhur me pikat 2 dhe 3 të kërkesës, konsiderojmë se është e nevojshme të vlerësohen ndryshimet ligjore të cilat do të jenë gjithashtu pjesë e diskutimeve të grupeve të posaçme të punës që do të ngrihen.

Lidhur me pikën 4 dhe 5 të kërkesës sqarojmë se mbështetja studentore për kërkimin shkencor dhe të studentëve të ciklit të tretë të studimeve të përfshirë dhe gradën shkencore ‘Doktor’ tashmë është e garantuar ligjërisht.

Lidhur me pikën 8 të kërkesës, sqarojmë se tashmë nga ana e MASR janë marrë masat e nevojshme dhe brenda vitit akademik 2018-2019, të gjithë studentët do jenë të pajisur me kartën e studentit”, thuhet ndër të tjerash në letrën që Nikolla u ka dërguar Këshillave Studentor të Universitete si përgjigje ndaj kërkesave të tyre.

 

Të fundit