Flash News

KRYESORE

Lindita Nikolla nuse maqedonase? Homologia e saj i nxjerr ‘sekretin’

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla është e martuar me Ligor Nikollën, dekan i Fakultetit të Inxhinierisë së Matematikës dhe Fizikës. Ata janë prindër të një vajze te quajtur Livia.

Homologia e saj maqedonase Renata Deskoska, ka nxjerrë një ‘sekret’ të ministres. Ministrja e Arsimit të Maqedonisë teksa ka publikuar një foto me Nikollën gjatë takimit të tyre me 15 dhjetor, në një status të saj shkruan se ministrja shqiptare është nuse maqedonase dhe e flet shumë mirë gjuhën maqedonase.

“Me Ministrin e Arsimit dhe Shkencës të Shqipërisë – Lindita Nikola, e cila si nuse maqedonase, që është di të flasë shumë mirë gjuhën maqedone!”, ka shkruar Renata Deskoska teksa ka publikuar një  foto të të dyjave.

Të fundit