Flash News

KRYESORE

“Lindita Nikolla s’meriton as të urrehet”, dy këngëtarët e njohur i bashkohen protestës së studentëve

Protestës së studentëve sot në ditën e saj të shtatë i janë bashkuar jo vetëm qytetarë dhe gjimnazistë të shumtë nga të gjitha shkollat e Tiranës, apo studentë nga rrethet, por edhe artistë të njohur.

Në protestë sot ka marrë pjesë këngëtari Erion Korini, si dhe reperi nga Durrësi i njohur me emrin e artit ‘Vagabondi’.

“Kur studentët të shfrytëzojnë siç duhet”, shkruan Korini në rrjetet sociale, ndërsa poston një foto bashkë me një student, duke mbajtur në duar një pankartë me mbishkrimin: Lindita Nikolla nuk meriton as të urrehet.

Po ashtu, protestës i është bashkuar edhe reperi i njohur Vagabondi. Shikoni videon:

Të fundit