Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Shkruan: Mihajlo Ramaç/ gazeta Danas
Në fillim të shekullit 20 klasiku i letërsisë bjelloruse Janko Kupalla shkroi sonetin e titulluar “Bjellorusi”, në të cilin bashkëatdhetarin e tij e përshkruan si varfanjak të sertë që ka vetëm një këmishë të ndotur, një shtëpi më çati prej kashte, një plug druri dhe sëpatë dhe të cilin, herët a vonë, e presin mejhanja dhe më tej edhe varri.
Njëqind vjet më vonë pamja poetike e bjellorusit të mesëm nuk është bash kaq e zezë, megjithëse ky shtet dhjetëmilionësh bën pjesë në fundlistën e Europës sipas shumë treguesve. Gjithsesi më shumë për nga niveli i lirive dhe të drejtave të njeriut.
Shumica e njerëzve në Serbi, bjellorusët i barazon me rusët. Nuk njoh askënd në atë vend i cili flet dhe lexon në gjuhën bjelloruse. Para pesëmbëdhjetë vitesh u takova shkurtimisht me ambasadorin e Bjellorusisë në Beograd dhe e përshëndeta në gjuhën bjelloruse. Ma ktheu ftohtë në rusisht.
Është e vërtetë se në vendin e tij, në Bjellorusi, mësimi në nëntëdhjetë përqind të shkollave dhe në pothuajse të gjithë fakultetet zhvillohet në rusisht, por gjithsesi nga shefi i misionit diplomatik prisja që të mos turpërohej nga gjuha e tij amtare.
Sot, dy në dhjetë fëmijë të qyteteve në Bjellorusi mëson në gjuhën amtare. Në fshatra kjo përqindje është disi më e lartë.
Kjo është vetëm një prej pasojave të qeverisjes çerekshekullore të 65- vjeçarit Aleksandër Llukashenko. Duke filluar nga vitit 1994 kur ai u zgjodh për herë të parë si shef i shtetit, mbi të gjitha në sajë të faktit se gjëmonte kundër korrupsionit, Bjellorusia është vendi që nuk ka ndryshuar asgjë. Ish drejtori i kolkozit, nuk e pranon se Bashkimi Sovjetik është shpërbërë. Kundërshton flamurin e bardhë, të kuq dhe të gjelbër të vendit të tij dhe i është kthyer atij sovjetik pa shenjat komuniste. Qëkur gjuha ruse është shpallur gjuhë zyrtare në atë vend, në gjuhën bjelloruse ka gjithnjë e më pak libra dhe me tirazh gjithnjë e më të mjerë. Muzika ruse ka shtyrë mënjanë atë bjelloruse. Po ashtu edhe produksionit filmike dhe televizive.
Sipas regjistrimit të viti 2009, 53 % e banorëve të Bjellorusisë e konsideron gjuhë amtare gjuhën ruse. Dhjetë vjet më vonë kjo shifër ishte 73%. Sipas të dhënave të sotme vetëm 23% e bjellorusëve përdor gjuhën amtare në punët e përditëshme.
Historia bjelloruse, ukrainase dhe ajo ruse janë të gërshetuara prej më shumë se një mijë vjetësh. Pushteti rus dhe shërbëtorët e tij me kostumet akademike, ka shpikur përrallën mbi Rusinë e Kievit si djep i tre popujve vëllezër.
Territori i Bjellorusisë së sotme ka qenë pjesë e Principatës së madhe të Lituanisë në përbërje të Polonisë dhe pas shpërbërjes së kësaj të fundit, pjesë e Perandorisë ruse.
Bjellorusët e kanë patur shtetin e tyre në vitet 1918/1919, dhe e rinovuan në vitin 1991. Në mënyrë që të siguronte dy vota më shumë në OKB, Stalini, në fund të Luftës së Dytë Botërore, shpalli shtete të pavarura Ukrainën dhe Bjellorusinë. Për këtë, në vitin 1991, ato nuk qenë të detyruara të kërkojnë formalisht pranimin në OKB dhe për një kohë të shkurtër u njohën nga shumica e vendeve.
Protesta masive kundër Llukashenkos ka patur edhe në vitin 1999, 2006, 2010. Që të gjitha janë mbytur me forcë, arrestime, madje edhe likujdime. Deri sot e kësaj dite askush nuk e di se ku është zhdukur, në vjeshtën e vitit 1999, ministri i Punëve të Brendshme Jurij Zaharenko, ish Kryetari i Komisionit qendror të zgjedhjeve Viktor Gonçari dhe biznesmeni Anatolij Krasovski. Një pjesëtar i forcave speciale që është arratisur jashtë shtetit ka dëshmuar se ka marrë pjesë personalisht në pushkatimin e tyre.
Dallga më e re e protestave filloi me t’u shpallur rezultati i zgjedhjeve presidenciale me 9 gusht, sipas të cilit Llukashenkoja kishte fituar 80% të votave. Policia sulmoi egërsisht demonstruesit në qytetet Minsk, Grdoni, Gemilje, Vitepsko, Brest, Mogilevë, Bobrujska dhe në disa qytete të tjera.
Sipas të dhënave zyrtare, u arrestuan më shumë se shtatë mijë njerëz. Kundërshtarët e regjimit pohojnë se janë vrarë më së paku pesë demonstrues. Të arrestuarit janë rrahur egërsisht, shumë edhe janë torturuar. Kjo shkaktoi akoma më shumë zemërim dhe grumbullime të reja proteste, madje edhe në qyteza me disa mijëra banorë.
Të dielën me 16 gusht Llukashenko organizoi një anti-miting, sipas shembullit të presidentit të dikurshëm si dhe të këtij të sotmit të Serbisë, i cili e konsideron presidentin bjellorus mik të dashur. Shumicën e këtyre 30-40 mijë mintingashësh e përbënin të ardhurit nga provincat dhe të punësuar në shërbimin shtetëror.
Po atë ditë, pasdite, në sheshin më të madh të Minskut, nën tingujt e Marshit të lirisë, u grumbulluan rreth 200 mijë njerëz, disa shprehen edhe për gjysëm milioni qytetarë të lirë, shumica të rinj. Shenja kryesore e këtyre protestave dhe e të gjithë grumbullimeve tjera opozitare ishte flamuri tradicional, stema e vjetër bjelloruse, parullat “Rroftë Bjellorusia” dhe “Besojmë”, “Mundemi”, “Do të fitojmë”. Një raportues tha se për herë të parë në jetën e tij ka parë kaq shumë fytyra të çelura dhe të qeshura. Shumica e demonstrantëve janë të bindur se zgjedhjet janë vjedhur dhe se fituesja e vërtetë e zgjedhjeve është Svitllana Tihanovska, e cila ndërkohë është larguar (ose dëbuar) në Lituani. Në fillim kandidati presidencial ishte bashkëshorti i saj Sergej. Ajo kandidoi pas arrestimit të tij.
Në ditët në vazhdim, protestave i’u bashkuan edhe punëtorët e fabrikave dhe kombinateve më të mëdha në vend. Kur filloi t’u flasë punëtorëve në kryeqytet, Llukashenkoja u fërshëllye. Ai tha: “Do të ketë zgjedhje të reja vetëm kur të më vrisni” dhe shpejtoi të hipë në helikopter.
Protestojnë edhe aktorët e teatrit Janko Kupalla, teatri më i madh dhe më i vjetër në Bjellorusi. Ministri i Kulturës shkarkoi nga puna drejtorin Pavel Llatushka dhe u përpoq t’i bindë grevistët që t’i largohen politikës. Rreth 600 gazetarë, kameramanë dhe punonjës teknikë të Televizionit shtetëror kanë nënshkruar një letër mbështetje për protestat. Të gjithëve i’u morën kartat e gazetarit. Para ndërtesës së TV është vendosur një gardh i lartë metalik i cili ruhet ditë e natë nga forcat speciale. Drejtori i RTV Ivan Ejsmont thotë: “Ndryshime nuk do të ketë, kujt nuk i pëlqen le të ikë”. Vendin e të pushuarve nga puna thuhet se e kanë zënë disa të specialistë televizivë të dërguar nga Moska.
Margarita Simonjani, drejtoresha e TV Rusia Today, mohoi që kompania e saj të ketë dërguar njerëzit e saj, por shtoi se nuk do të ishte keq sikur Rusia të dërgojë në vendin fqinj disa specialistë me uniforma të gjelbërta sikurse ka pas bërë në vitin 2014 në Krimè.
Zgjedhje të reja kërkojnë edhe rreth 100 sportistë të shquar të Bjellorusisë. Ambasadori i Bjellorusisë në Sllovaki Igor Lleshçenja ka dhënë dorëheqjen. Mitropoliti Pavle, eksarku i Kishës Ortodoske ruse në Bjellorusi, në fillim e uroi Llukashenkon për fitoren. Por, kur pa se çfarë po ndodhte, kërkoi falje dhe vizitoi të plagosurit e demonstratave në spital.
Një hap i ri i kundërshtarëve të regjimit ishte dhe formimi i Këshillit koordinues për kalimin e pushtetit. Antarë të këtij Këshilli janë luftëtarë të njohur për të drejtat e njeriut, veprimtarë shoqërorë dhe kulturorë, mes tyre edhe Svitllana Aleksijeviç, fituese e çmimit Nobel për Letërsi.
Llukashenkoja deklaron: “Është krijuar një e ashtuquajtur qindëshe e zezë, shtabi i opozitës. Ata janë rreshtuar dhe po ndajnë postet ministrore. Nuk ka kaq shumë poste ministrore te ne. Por ndërkohë ka lopata dhe fshesa. Krijimi i organeve paralele dhe alternative me synim marrjen e pushtetit ndëshkohet me ligj”. Ndërkohë diktatori ka biseduar disa herë me presidentin e Rusisë Putinin. Ka refuzuar të bisedojë më kancelaren gjermane Anxhela Merkel.
Të martën në darkë në Minsk ishte Aleksandër Bortnikovi, kreu i shërbimit federal të sigurisë në Rusi. Llukashenkoja po atë mbrëmje urdhëroi që trupat ushtarake të rreshtohen përgjatë kufirit perëndimor në gjendje gatishmërie. Ndërkohë edhe milicia ka marrë urdhër që të mos lejojë grumbullimet.
Bashkimi Europian ka deklaruar se nuk njeh rezultatet e zgjedhjeve dhe ka pralajmëruar vënien e sanksioneve kundër personaliteteve udhëheqëse të rregjimit.
Disa analistë paralajmërojnë se forcimi i presionit ndaj pushtetit do ta shtyjë atë akoma më shumë në krahët e Moskës. Ata paralajmërojnë se në protesta nuk ka asnjë grimë predispozicioni antirus.
Problemi më i madh i Bjellorusisë nuk qëndron në sallat e arta të Kremlinit, por në në 18 rezidencat nga të cilat Llukashenkoja gjithnjë e më i dhunshëm që prej 26 vjetësh qeveris vendin të cilit këto ditë i ka ardhur në majë të hundës.
Kush i ka ndjekur protestat e 9 marsit (1991) apo të 5 tetorit (2000) në Serbi apo ato në Ukrainë që kaluan nga revolucioni portokalli në revolucionin e dinjitetit, nuk e parashikon lehtë fundin e shpejtë të Llukashenkos. Kush e kujton përmbysjen e Çausheskut, ai mund të besojë se edhe në Minsk do të ndodhë e njëjta gjë pas disa ditësh ose muajsh.
Zemërimi në Bjellorusi është më i madh se kurrë.
Llukashenkoja është kreu i fundit i shtetit në kontinent që do të pranonte të largohej në mënyrë paqësore, me zgjedhje të reja ose pa ato.
Gushti i vitit 1991 ishte muaji i rinovimit të pavarësisë së Bjellorusisë. Gusht i vitit 2020, lind Bjellorusia e re.
*Përktheu për Politko.al: Xhelal Fejza
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38