Flash News

KRYESORE

Lindja e ndryshoi, Tuna heq dorë nga shumë gjëra

Dikur ishte “zogu më i mirë prej krejtve” e ndërsa sot këngëtarja nga Shkupi, Tuna, ka ndryshuar shumë. Pas sjelljes në jetë të djalit të saj Tian, këngëtarja ka hequr dorë nga ‘çmenduritë’ që bëntë shpesh në karrierën e saj muzikore.

Një nënë e përkushtuar dhe larg zhurmës mediatikë ka më shumë se një vit që i është kushtuar rritjes së djalit të saj. Por tashmë Tuna parashikon të kthehet në muzikë por jo si më parë. Në fotot që ka postuar në Instagram shohim një Tuna ndryshe dhe shumë serioze, me flokë brune dhe me baluke dhe forma perfekte të cilat kësaj radhe i ka ekspozuar me një fustan të ngushtë elegant dhe dinjitoz.

Tani që është bërë nënë, Tuna duket se nuk do të jetë më në qendër të mediave për (zh)veshjet.

Të fundit