Flash News

KRYESORE

Liperi: Kemi një skenar Kolumbian, ja si po pastrohen paratë e kanabisit

Liperi: Kemi një skenar Kolumbian, ja si po pastrohen paratë e

Gazetarja e ekonomisë, njëherësh kryeredaktorja e revistës “Monitor”, Ornela Liperi, duke folur për emisionin “Të Paekspozuarit”, shpjegoi se ku po shkojnë paratë nga të ardhurat e shitjes së kanabisit.  Sipas saj, vendi ynë po kalon një situatë të ngjashme me Kolumbinë e Pablo Escobarit.

“Droga nuk është se iku, thjesht parat e saj po pastrohen. E njëjta gjë që po ndodh këtu është ajo që ndodhi në Kolumbi. Kemi një skenar kolumbian në Shqipëri, zhvendosja e vëmendjes nga bujqësia që ndodhi vitin e kaluar, konflikt mes policisë dhe institucioneve gjyqësore, rritja e konsumit të drogës nga të rinjtë, kalimin tek heroina, investimi tek hashashi nuk sjellë më fitime. Thjesht ka rënë për shkakun e tregut se nuk ka më fitime. Do kaloje ke heroina, dhe më pas heroinës do kaloje ke ndërtimi, të ardhurat e shitjes do jenë në nivel rekord nga vitin që do vijë, dhe kredit nuk e justifikojnë.” – u shpreh Orneli Liperi.

Liperi u shpreh se problemi i drogës nuk është zgjidhur në Shqipëri, pasi tani pritet të rritet trafiku i lëndëve të rënda narkotike si heroina apo kokaina.

“Me hashash ishte mënyra më e thjesht për tu pasuruar më shpejt, dhe për aq kohë sa nuk gjetën rrugë tjetër për tu pasuruar më shpejt nuk do të mbyllet, unë mendoj që do kalojë në droga më të rënda për tu pasuruar akoma”, u shpreh Liperi./TPZ

Të fundit