Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Trajneri i njohur Marcelo Lippi kishte lënë të kuptohej se do të largohej nga kombëtarja kineze e futbollit pas përfundimit të Kupës së Azisë, pavarësisht rezultateve.
Por rrugëtimi i mbyllur para kohe për përfaqësuesen e drejtuar prej tij, ka bërë teknikun italian të japë dorëheqjen e menjëhershme pas humbjes së fundit.

Disfata që Kina pësoi me shifra të thella 3-0 kundër kombëtares së Iranit në fazën çerekfinale, detyroi trajnerin dhe stafin e tij të firmosin largimin pas dy vjetësh.
“Dua t’i falenderoj të gjithë pasi fundi i kësaj ndeshjeje korrespondon edhe me fundin e kontratës time me kombëtaren kineze. Ishte një nder për mua të drejtoja ekipin e një vendi të rëndësishëm dhe u mundova të bëj më të mirën duke ndërtuar diçka. I dhuruam 3 gola Iranit në një ndeshje të rëndësishme: tha Marcelo Lipi, kampion bote me Italinë në turneun e zhvilluar në vitin 2006 në Gjermani.