Flash News

KRYESORE

I lire apo i marrë peng nga sauditët? Misteret e dorëheqjes së kryeministrit libanez në Riad

Udhëheqësi i Hezbollahut libanez e ka akuzuar Arabinë Saudite se i ka shpallur luftë vendit të tij, disa ditë pasi kryeministri libanez Saad al-Hariri dha dorëheqjen në kryeqytetin saudit.

Hassan Nasrallah tha se Arabia Saudite ishte duke e mbajtur Haririn kundër dëshirës së tij.

Ai i akuzoi gjithashtu suaiditët se po e nxitin Izraelin kundër Libanit.

Levizja e fuqishme shiite e Hezbollahut është aleate e Iranit, që i ka akuzuar gjithashtu sauditët se po shkaktojnë tensione në Liban dhe në rajon.

Hariri tha në transmetim televiziv nga Riadi të shtunën se po jepte dorëheqjen për shkak të një rreziku të paspecifikuar për jetën e tij. Ai sulmoi gjithashtu Hezbollahun dhe Iranin.

Sidoqoftë, presidenti i Libanit Michel Aoun dhe politikanë të tjerë të rëndësishëm kanë kërkuar rikthimin e tij, me dyshimin se ai po mbahet në arrest shtëpie nga sauditët dhe po detyrohet që të bëjë lojën e tyre.

Presidenti Aoun nuk e ka pranuar dorëheqjen e Haririt.

Nasrallah e akuzoi ndërkohë Arabinë Saudite se është përgatitur t’i paguajë “miliarda” Izraelit për të kryer bombardime ajrore ndaj Libanit, duke e përshkruar këtë si “gjënë më të rrezikshme”.

Të fundit