Lirimi i Alvinit ‘kryefjalë’ e mediave italiane: Sërish në shtëpi, pas 5 vitesh në “ferrin” e Shtetit Islamik  

Më në fund një lajm i mirë dhe i shumëpritur për Alvin Berishën, 11-vjeçari i rrëmbyer nga e ëma, luftëtare e ISIS në Siri, që preku jo vetëm zemrat e shqiptarëve, por edhe të opinionit publik në Itali.

Pikërisht, atje nisi edhe spunto që Alvini i vogël sot të jetë i lirë, duke lënë pas krahëve dhe të shkuarës, 5 vite në kampin ‘e ferrit’, Al-Hol në Siri.

Përmes emisionit investigativ ‘Le Iene’ rasti u bë publik, ku i ati, Afrimi u bënte thirrje autoriteteve që ta shpëtonin vogëlushin e plagosur nga bombardimet, sot 11 vjeç.

Për mediat italiane, lajmi i gëzueshëm sot ka qenë ‘kryefjalë’ e tyre.

Ata kanë pasqyruar ngjarjen, duke theksuar se operacioni i shpëtimit të vogëlushit, që pritet të kthehet pranë motrave dhe babait në Romë, u asistuar me ndërhyje të autoriteteve italiane.

Madje, ‘La republica’, thekson se ky është rasti i parë që një fëmijë shpëtohet nga kampet e refugjatëve në Siri që nga nisja e luftës, prej bashkëpunimit të krijuar nga Shërbimi Ndërkombëtar i Bashkëpunimit Policor,  marrëveshje me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Kryesinë e Këshillit.

Disa nga titujt e mediave italiane:

Alvini është i lirë! Del nga kampet e ISIS, 11-vjeçari së shpejti në Itali

Pamjet e operacionit të shpëtimit të Alvin Berishës në Siri, sërish në shtëpi pas 5 vjetësh në kampet e ISIS

Alvini del nga kampi i ISIS, i ati i 11-vjeçarit rrëfen fjalët e para në telefon: Me tha: babi, po vij!