Flash News

KRYESORE

Lirimi i dy ish-deputetëve, Berisha: Fitore! Triumfoi krimi!

Lirimi i dy ish-deputetëve, Berisha: Fitore! Triumfoi krimi!

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka liruar nga burgu dy ish-deputetët Arben Ndoka dhe Arben Çuko, duke i ndryshuar masën e sigurisë në “arrest shtëpie”.

Pas lirimit të tyre, ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha, teksa shprehet se në këtë rast ka triumfuar krimi.

Nje sukses i ri i krye krye kreut Edvin Kristaq Rama!

Sot u liruan me urdher te krye krye kreut deputetet e tij te krimit, dy mafiozet Arben Çuko dhe Arben Ndoka. Fitore!!

Triumf i vertete i krimit. Rrofte krye krye kreu Edvin Kristaq Rama ushtojne sot ne te kater anet e vendit shpellat, bodrumet, suitat, vilat luksoze te mafies zyrtare dhe jozyrtare”, shprehet Berisha.

Kujtojmë që ish-deputetët u arrestuan në kuadër të operacionit “Volvo 4”. Arben Çuko akuzohet për korrupsion pasiv kur ka qenë drejtor i Burgjeve.

Të fundit