Flash News

KRYESORE

Lirimi i Endrit Dokles, prokuroria e Krujës zbardh argumentet kundër gjykatës

Lirimi i Endrit Dokles, prokuroria e Krujës zbardh argumentet kundër

Prokuroria e Krujës vendosi dje të ankimojë vendimin për lirimin e të dënuarit me burgim të përjetshëm, 36 vjeçarit Endrit Dokle.

Përmes një njoftimi për shtyp, organi i Prokurisë sqaron shkaqet e ankimimit të këtij vendimi duke sjellë argumentet kundër gjykaës.

Sipas prokurorisë, një i dënuar për disa vepra penale nuk mund të lirohet me kusht.

Prokuroria e Krujës vlerëson se Endrit Dokle, i dënuar me burgim të përjetshëm, do të duhet që të paktën të kishte vuajtur 35 vite burgim për t’u liruar me kusht, kur në fakt ish-anëtari i bandës së Durrësit ka bërë 25 vite burg.

“Kërkuesi nuk ka përmbushur kriterin formal, që kërkon neni 65 i Kodit Penal, lidhur me kohën efektive të vuajtjes së dënimit, sepse përllogaritjes së periudhës së dënimit të vuajtur nga i dënuari deri më datën e raportit ( në ditë, muaj, vite) janë përkatësisht 25 vjet e 6 muaj e dhjetë ditë dukë përfshirë periudhën e amnistisë e njohur me vendim gjykate përkatësisht 4 vite. Sipas ligjit, në masën e dënimit të vuajtur nuk llogaritet koha e përfituar me amnisti ose falje. Pra për sa më sipër nuk provohet e plotësuar kushti kryesor e cila përbën një parakusht procedurial pa të cilën gjykata nuk mund të analizojë arsyet e veçanta që të legjitimojnë lirimin e tij përpara se të përfundojë dënimin e dhënë për të. Kërkuesi është përsëritës për krime të kryera me dashje, sepse  me vendimin  nr.29 dt 15.04.2013 Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, e cila  ka deklaruar fajtor për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal “parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal dhe trafikimi i narkotikëve në kuadër të grup i strukturuar kriminal parashikuar nga neni 283/a/2 dhe 334/1 i Kodit Penal duke e dënuar me 16 vite burgim gjatë kohës që ishte i dënuar  për veprat e kryera në vitin 2005. Këto kushte nuk lejojnë vlerësimin e arsyeve të veçanta apo sjelljes shembullore. Jane kushte sine qua non pa të cilat kërkesa duhet të rrëzohej”, shkruhet në njoftimin e Prokurorisë së Krujës.

Si përfundim organi i akuzës kërkon:

Ndryshimin e vendimit nr.6/123 Akti. datë 14.01.2020 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë. Rrëzimin e kërkesës së të dënuarit Endrit Dokle për “Lirimin me kusht ” si të pa bazuar në ligj dhe në prova.”

Të fundit