Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirimi i Kajmakut, Bardhi: Skenar mafioz që u zbatua në 24 orë nga qeveria dhe drejtësia
Gazment Bardhi, sekretar i Përgjitshëm i PD-së ka reaguar pas lirimit të Agim Kajmakut nga burgu.
Në një status në Facebook, ai akuzon qeverinë se me një skenar mafioz lanë të lirë në 24 orë ish- kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku.
Bardhi shkruan se skenari fillonte me Policinë që gjoja e arrestoi pasi 7 muajsh arrati, dhe më pas gjithçka u llogarit në mënyrë të tillë që Kajmaku mos vuante asnjë ditë burg.
Kujtojmë se PD denoncoi ish- kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku për një fshehje në formularin e dekriminalizimit për një dënim të mëparshëm në Greqi.
Reagimi i Bardhit
Një skenar mafioz u zbatua 24 orët e fundit nga qeveria dhe drejtësia për të lënë të lirë Agim Kajmakun e Vorës.
Policia bëri dje sikur e arrestoi papritur, pas një gjoja arratisje 7 mujore, ndërsa drejtësia, nën diktatin e qeverisë, e liroi sot nga burgu. Gjithçka ishte llogaritur që lulishtari i oborrit 1 milionë euro të Edi Ramës në Surrel të mos vuante asnjë ditë burg.
Agim Kajmaku, një fallsifikator, që fshehu krimin në formularin e dekriminalizimit, u mbrojt nga Edi Rama. Kryeministri nuk e shkarkoi nga detyra, megjithëse ne provuam me dokumenta se kryebashkiaku ilegjitim i Vorës kishte mashtruar dhe ishte në shkelje flagrante të ligjit.
Gjatë kohës së “arratisë”, Agim Kajmaku u pagua 200 milionë lekë nga pushteti i Edi Ramës, duke vendosur rekord sesi një person që kërkohet nga policia, përfiton njëkohësisht miliona lekë nga tendera publikë. Ky është një pushtet i kalbur që duhet shkulur me rrënjë, sa më parë!