Lirimi i Moisi Habilajt, media italiane: Zhyti në krizë qeverinë Rama

Gjykata italianë ka vendosur të lirojë Moisi Habilajn, i cilësuar si kreu i bandës shqiptaro-italiane për trafikimin ndërkombëtar të drogës dhe armëve.

Habilajt, kushëri i ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, nuk do të kthehet në Shqipëri, por do të qëndrojë në Itali te një i afërmi i tij në Sicili, pas ndryshimit të masës nga ‘arrest me burg’ në ‘arrest shtëpie’.

Mediat italiane, ashtu si ato shqiptare e përcollën lajmin me shumë bujë.

Ndërkohë, MeridioNews shkruan se pas emrit të tij ka një histori spiune ndërkombëtare, që e ka futur qeverinë e Edi Ramës në krizë.

“Protagonisti i kësaj historie është njeriu i akuzuar nga prokuroria e Catania-s si kryetar i një bande të trafikantëve ndërkombëtarë të drogës në boshtin Shqipëri-Siçili. Vitet e fundit kanë bërë biznes me disa nga ndërmjetësit më të mëdhenj afër klanit Cappello dhe familjen mafioze të Cosa nostra Santapaola-Ercolano”, shkruan media italiane.

Habilaj u arrestua në tetor të vitit 2017 dhe u dënua në shkallë të parë me 15 vjet dhe 5 muaj burg, teksa ishte pjesë e hetimit të dosjes ‘Rosa dei Venti’,

“Arrestimi i tij ngjalli zhurmë në Shqipëri, gjithashtu për shkak të disa përgjimeve zbuluar ekskluzivisht nga MeridioNews – në të cilat Habilaj iu referua figurës së të afërmit politik.

Pas arrestimeve në 2017, në Shqipëri shpërtheu një krizë politike, sidomos në qeverinë e kryesuar nga Edi Rama.

Ish-ministri Saimir Tahiri përfundoi në pankinën e të pandehurve nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Gjykatësit e dënuan me tre vjet e 4 muaj shërbim prove për shpërdorim detyre, pasi akuzohej si i përfshirë në trafikut të drogës”, shkruan media italiane.