Flash News

KRYESORE

Lirimi i Rexhep Rrajes, reagon PD: Provë e rënies së sistemit të drejtësisë

Lirimi i Rexhep Rrajes, reagon PD: Provë e rënies së sistemit

Për lirimin e djalit të deputetit socialist, Rrahman Rraja, Rexhepit, ka reaguar Partia Demokratike.

G jykata vendosi ta lirojë nga qelia e burgut Rexhep rajën duke e dënuar me 1 vit shërbim prove. Vendimi u dha trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtarja Engjëllushe Tahiri.

Një vendim të tillë nga institucionet e drejtësisë, PD e konsideron rënie të sistemit të drejtësisë.

Deklarata e PD:

Vendimi për lirimin e përdhunuesit Rexhep Rraja është një tjetër provë e rënies së sistemit të drejtësisë.

I biri i deputetit mafioz të Fushë Krujës është lënë i lirë jo për t’i shërbyer komunitetit, por për t’i shërbyer  pushtetit kriminal të Edi Ramës.

Lirimi nga burgu i djalit përdhunues të deputetit socialist tregon standardin e dyfishtë të drejtësisë që kontrollon Edi Rama. Nga njëra anë, mbahen në burg qytetarët që nuk paguajnë dot dritat, nga ana tjetër, lihen të lirë ata që vjedhin votat për Edi Ramën, përdhunuesit, vrasësit dhe trafikantët e drogës.

Edi Rama nuk ka ndërmend të ndërtojë një drejtësi më të mirë për shqiptarët, por një drejtësi që i shërben atij, ministrave të tij të korruptuar dhe krimit të organizuar me të cilin vjedh votat dhe bashkëqeveris.

Të fundit