Flash News

KRYESORE

Lirimi i Tahirit në Apel, kush është gjyqtarja që votoi kundër

Lirimi i Tahirit në Apel, kush është gjyqtarja që votoi

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i akuzuar nga prokuroria e Krimeve të Rënda për trafik narkotik në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, ka fituar për të dytën herë në Apel, përballë me prokurorinë.

Trupa gjykuese e përbërë nga Fehmi Petku, kryetar gjykate, Sokol Binaj, dhe Saida Dollani janë ndarë 2 me 1 për sa i përket heqjes së masës së sigurisë “arrest shtëpie” për ish-ministrin.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Përgjithshme Denion Ndrenika tha se në vendimin e djeshëm gjyqtarët janë ndarë dy pro Tahirit dhe një kundër, për lirimin e tij nga arresti shtëpiak.

Edhe pse jo e konfirmuar zyrtarisht, burimë pranë “Shqiptarja.com” thanë se gjyqtarja që ka dalë kundër lirimit të Tahirit është Saida Dollani.

Të fundit