Flash News

KRYESORE

Lirimi i Tahirit, revoltohet deputetja e PD: Një ogur jo i mirë

Lirimi i Tahirit, revoltohet deputetja e PD: Një ogur jo i mirë

Lirimi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri ka shkaktuar një furtunë reagimesh.

Ndër to edhe numri dy pas Lulzim Bashës, deputetja Oriola Pampuri, e cila përmes një statusi në facebook shprehet e revoltuar pas vendimit të djeshëm në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda.

“Liron Tahirin e "shtrengon" Xhafen per te shpetuar veten.

Prisnim te dorehiqej xhafa, na doli tahiri....

Morali i kesaj qeverie 'ka rene".

Perfshirja dhe bashkepunimi i rames ne gjithe kete katrahure, lidhet ngushte me faktin sa i prirur eshte "te gjykoje" secilin prej tyre dhe sa interes ka t'i mbroje. Rasti i tahirit eshte nje ogur jo i mire.....

Sot reforma ne drejtesi deshtoi, sot u vertetua qe gjithcka u ndertua per t'i sherbyer bandave te trafikut te droges, shokeve, vellezerve e kusherinjve te ministrave. Kjo qeveri shkeli kushtetuten me zgjedhjen e kryeprokurores se pergjithshme te perkohshme duke i bashkengjitur dhe pseudoreformen ne drejtesi, fale te cilave moren masat e duhura per te mbrojtur njer-tjetrin. Ligji e kushtetuta rane, drejtesia ra, e si pasoje shtetin e kane marre peng”, shkruan deputetja e PD.

Të fundit