Flash News

KRYESORE

Lirohen drejtuesit opozitarë në Librazhd e Përrenjas, PD: Konfirmim i sjelljes antiligjore të Sandër Lleshajt

Lirohen drejtuesit opozitarë në Librazhd e Përrenjas, PD:

Partia Demokratike mes një deklarate për mediat njofton se gjykata ka liruar drejtuesit e Partisë Demokratike në Librazhd dhe Përrenjas.

Sipas PD, lirimi i tyre tregon edhe njëherë se arrestimet kanë qenë politike dhe konfirmojnë edhe njëherë sjelljen antiligjore të policisë.

 

Njoftimi i PD:

Gjykata liron drejtuesit e PD të Librazhdit e Prrenjasit, konfirmohet se arrestimi i tyre ishte hakmarrje politike e Edi Ramës

Gjykata e Apelit në Durrës liroi sot nga burgu të arrestuarit politikë, kryetarin e Degës së PD Librazhd, Bujar Vreto, kryetarin e Degës së PD Prrenjas, Arjan Karriqi si dhe dy të arrestuarit e tjerë Bujar Kojku dhe Dash Boja. Ata u arrestuan më 13 qershor pse u ngritën në protestë kundër vizitës së Ramës në Librazhd. Me urdhër politik, ndaj tyre u montuan akuza të paqena dhe u mbajtën të ndaluar në kundërshtim flagrant me ligjin.

Gjatë gjithë muajit qershor, Policia e Shtetit u shndërrua në një polici të mirëfilltë politike dhe kreu qindra arrestime në kundërshtim me ligjin në radhët e protestuesve të opozitës së bashkuar dhe të Aleancës Qytetare kundër farsës së 30 qershorit. Të gjitha arrestimet e policisë në disa vendime të njëpasnjëshme janë cilësuar nga vendimet e gjykatave si të paligjshme.

Lirimi i sotëm i drejtuesve politikë të PD në Librazhd e Prrenjas konfirmon sjelljen antiligjore të policisë së Sandër Lleshajt dhe është një tregues i nevojës urgjente për depolitizimin e institucionit të policisë nga një strukturë drejtuese e mbushur me vegla të verbra të Edi Ramës dhe me ish-eksponentë të Sigurimit të Shtetit.

 

Të fundit