Flash News

KRYESORE

Lirohen protestuesit e 5 marsit: Nuk ka prova bindëse

Lirohen protestuesit e 5 marsit: Nuk ka prova bindëse

Lirohen tetë personat që u arrestuan pas protestës së opozitës para parlamentit më 5 mars.

Gjykata e Tiranës vendosi t’i lirojë me argumentin se nuk ka prova bindëse.

Bëhet fjalë për Lorenc Bezati, Ervis Gaspri, Adi Mecja, Ervin Ceka, Lulzim Daci, Armando Prendi, Miklovan Ndreu dhe Nikoll Cepa.

Arrestimi i tyre u krye pasi akuzoheshin për veprat penale  “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Të fundit