Lirohet Florenc Hoxha, por i ndalohet të marrë pjesë në protestë

Gjykata e Tiranës ka ndryshuar sot masën e sigurisë nga “arrest me burg”, në “arrest shtëpie” për ish kreun e INUV, Florenc Hoxha.

Hoxha u arrestua si i dyshuar për akte të dhunshme gjatë protestës së 16 Shkurtit në Tiranë. Ai është lënë i lirë por pa të drejtë për të marrë pjesë në një tjetër protestë.