Flash News

KRYESORE

Lirohet Henri Çili, gjykata vendos masën për 29 nga 31 të arrestuarit e "Mezhgoranit"

Lirohet Henri Çili, gjykata vendos masën për 29 nga 31 të

Është mësuar vetëm para pak minutash masa e arrestit për 29 nga 31 të arrestuarit e operacionit "Mezhgorani", çështje shumë e mediatizuar ditëve të fundit, edhe për shkak të përfshirjes në të të botuesit Henri Çili i cili u arrestua mbrëmjen e së premtes.

Gjykata e Përmetit ka vendosur masën e lehtë detyrim paraqitje për z. Çili si dhe për 10 të arrestuar të tjerë.

Përvecc Henri Çilit me detyrim paraqitje u mor masa e arrestit për Shpresa Gjocaj; Liko Jazi; Renato  Toska; Kejsi Meço; Edmond Xaka; Kristina Bashi; Lisandër Alikollari;Entilon Kamberaj;Abaz Dani (Mesi); Daniel Yzeiraj.

Për dy prej të arrestuarve, Ilir Korbin dhe Besnik Fishtën,  u mor masa “arrest shtëpie”.

Kurse arrest me burg Gjykata e Përmetit i dha për: Amarildo Aliko; Eraldjan Hodo; Xhevair Sejati; Neuland Miçi; Skënder Toska; Armando Hajdinaj; Sidi Ramaj;  Erment Beqaraj; Askerd Malke; Elidon Alikollari; Ervin Çela; Antonio Hasa; Adriatik Brakaj; Aristidh Çoli; Klea Pëllumbi; Kladi Dervishi.

Ndërkohë që kujtojmë se për dy prej të arrestuarve masa e sigurisë do të caktohet nesër. Për Betim Shkupin do të jepet nga një tjetër gjyqtar për shkak të konfliktit të interesit ndërsa për  biznesmenin Sait Fishta për shkak se është i shtruar në spital.

Seanca e sotme në Përmet ka zgjatur rreth 7 orë. Botuesi Henri Çili deklaroi në seanca se çështja ndaj tij është ndërtuar mbi mungesë kompetence juridiksioni dhe asnjë prej akuzave nuk qëndron pasi Henri Çili është pronar i një  studioje ligjore. Sipas tij studioja ligjore ia legjitimon ndërmjetësimin dhe biseda të kësaj natyre janë brenda profilit të punës së tij.

Të fundit