Lirohet ish-drejtori i Kadastrës në Durrës, ‘kushëriri’ i Erjon Braçes  

Është lënë i lirë ish-drejtori i Kadastrës  në Durrës, Liridon Pula.

I akuzuar për ‘shpërdorim detyre’, Apeli i qytetit bregdetar rrëzoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ e vendosur në Gjykatën e Durrësit, pas akuzës së ngritur nga prokurori Arjan Ndoja dhe vendosi ndaj Pulës ‘detyrim paraqitje’

Ndërkohë, seanca e shkuar gjyqësore ndaj Pulës u ndoq edhe nga zv.kryeministri Erion Braçe, sipas të cilit ka qenë nën presionin e banditëve që grabisin prona në Durrës dhe që mbështeten nga prokurorë dhe gjyqtarë.

Nga ana tjetër, PD e konsideroi Pulën të korruptuar dhe kushëriri dhe i emëruari i Erjon Braҁes. Ky i fundit e ka mohuar.