Flash News

KRYESORE

Lirohet Nard Koka 'kumbari i koalicionit PS-LSI'. A do të jetë ai pro apo kundër një 1 prilli të dytë?

Lirohet Nard Koka 'kumbari i koalicionit PS-LSI'. A do të

Leonard Koka, i njohur si Nari, vëllai i ministrit të Mjedisit, Lefter Koka është lënë i lirë nga policia e Durrësit, disa orë pas shoqërimit me akuzën “Kundërshtim i forcave të policisë”. Shoqërimi i Kokës ndodhi pas një incidenti të të birit, i cili u ndalua nga policia teksa lëvizte me makinë. Policia ka tentuar të procedojë me gjobë, por ka hasur në kundërshtimet e Kokës që është shoqëruar në polici për të dhënë shpjegime.

Pak kohë më parë, i vëllai ministri i LSI, Lefter Koka hodhi akuza të forta ndaj policisë së Durrësit, si e përfshirë në kultivimin e kanabisit.

Leonard Koka është ndërmjetësi i marrëveshjes PS-LSI të katër viteve më parë.

Djali i Nard Kokës ka folur për ngjarjen e sotme duke fajësuar në mënyrë të drejtpërdrejtë drejtorin e policisë në Durrës, Perlat Cullhaj, që sipas tij e ka shoqëruar qëllimisht në polici të atin.

“Isha duke ecur tej normave të shpejtësisë, tek zona e ish- Kënetës, ndoshta isha 90 km në orë. Isha vetëm, pa babin, në makinë ku polici më ndaloi dhe më shoqëruan tek pika e bllokimit të makinave. Babi erdhi për tu interesuar dhe meqë në një rast tejkalimi të shpejtësisë thjesht të merret patenta sipas ligjit që unë di, ata nuk kishin pse të më bllokonin makinën. Babi nuk ka bërë sherr thjesht kërkuam të na linin makinën dhe që të kalonte sipas rregullit me bllokim patente dhe gjobë.  Ata nuk kanë pse të më bllokojnë makinë. Por ne e dimë që kjo është tendencioze me ne nga ana e Drejtorit të Policisë së Durrësit, Perlat Cullhaj. Ai kapet gjithmonë me ne dhe me mua dhe me vëllain tim. Është e disata herë që kërkon të nxjerrë probleme për gjënë më të vogël. Sa herë që kalojmë ne ai njofton që të na ushtrojnë kontrolle policët. Nuk kam patur asnjë problem me dokumentacionin. Jemi gjithmonë të rregullt. Nuk kam patur asnjë gjobë”, i ka thënë  Tiranapost, Renald Koka.

Pyetja që bëhet është: A do të jetë Leonard Koka, pro apo kundër një 1 prilli të dytë?

Të fundit