Flash News

KRYESORE

Lirohet nga burgu administratorja e fasonerisë të kthyer në laborator droge

Lirohet nga burgu administratorja e fasonerisë të kthyer në

Gjykata ka liruar nga burgu Edlira Lamen, e arrestuar pas zbulimit të laboratorit modern të drogës në Skrapar. Gjatë kontrollit policia gjeti: pajisje elektrike të cilat dyshohet se përdoreshin për prodhim të bimëve narkotike, rreth 2 kg mbetje bimë narkotike Cannabis Sativa, vazo plastike me kërcell të prerë e me filizë, lekë, paund e dollarë.

Sipas Policisë, Edlira Lame, administronte ambientet e një firme private (fasoneri) ku prodhoheshin çanta kartoni, verë dhe raki, e cila më parë ka qenë fabrikë e prodhimit të bimëve medicinale. 

Më herët gjykata kishte përcaktuar arrest me burg për Lamen.

Të fundit