Flash News

KRYESORE

Lirohet nga burgu "gjenerali" Nehat Kulla

Lirohet nga burgu "gjenerali" Nehat Kulla

“Gjenerali” Nehat Kulla, një nga kryetarët e bandave më të rrezikshme në Tiranë u lirua nga burgu, pasi e përfundoi dënimin e tij. Ai ishte dënuar me 20 vite burg për vrasjen me paramendim të shtetasit Halim Gjuzi, ish-shoferi i ish-zv.ministrit të Arsimit, Halit Shamati.

Banda e Nehat Kullës ka qenë mjaft aktive në vitet 1997-1998 në zonën e Tufinës në Tiranë, ku edhe ishin anëtarët e bandës me emrin e “gjeneralit” të Tufinës.

Gjatë vitit 1997, gjatë trazirave në vend, ku rendi nuk funksiononte plotësisht, ai me anëtarët e bandës së vet, arriti t’u garantonte banorëve të Kinostudios dhe Tufinës qetësinë, duke mos lejuar asnjëri të futej në territorin ku ai kishte ndikim. Nga ana tjetër, banda e tij akuzohet se kreu shumë vrasje dhe krime të tjera kur policia ishte e pafuqishme që të garantonte sigurinë.

Të fundit