Flash News

KRYESORE

Lirohet nga burgu ish-deputeti Mark Frroku

Lirohet nga burgu ish-deputeti Mark Frroku

Ish-deputeti Mark Frroku është liruar nga burgu. Gjykata e Fierit me vendimin e ditëve të fundit i ka falur dënimin prej 1 viti, 5 muajsh e 5 ditësh, duke urdhëruar lirimin e tij.

Kujtojmë që Mark Frroku u dënua në prill të vitit të kaluar nga gjykata e shkallës së parë e Tiranës me 7 vjet e 6 muaj burgim për akuzat e fshehjes së pasurisë dhe ndërtim të paligjshëm.

Ndërsa në janar të këtij viti gjykata e Apelit po në Tirane ia reduktoi dënimin ne 6 vjet burg për të njëjtat akuza.

Përveç akuzave për të cilat u shpall fajtor, Frroku u dyshua edhe për vrasjen e shtetasit shqiptar Aleksander Kurit në vitin 1999 në Belgjikë, megjithatë  këto dyshime nuk u provuan.

Të fundit