Flash News

KRYESORE

Lirohet nga burgu ish-drejtori i ARRSH-së Dashamir Xhika

Lirohet nga burgu ish-drejtori i ARRSH-së Dashamir Xhika

Gjykata Penale ka ndryshuar masën e dhënë ndaj Dashamir Xhikës, ish-drejtori i ARRSH-së. Xhika është liruar nga burgu dhe do të hetohet nën masen “arrest shtëpie”, raporton News 24.

Ish-drejtori i ARRSH-së do të hetohet për veprën penale “shpërdorim detyre”.

Ndaj Xhikës është pushuar akuza e korrupsionit në lidhje me dosjen e autostradës Tiranë-Elbasan dhe tashmë ndaj tij rëndon vetëm akuza e shpërdorimit të detyrës.

Kujtojmë që Dashamir Xhika u arrestua mbrëmjen e 2 shkurtit 2018 me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Prokuroria e akuzon se në bashkëpunim, i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 54 mln dollarë.

Të fundit