Flash News

KRYESORE

Lirohet nusja që tentoi të helmonte vjehrrën

Lirohet nusja që tentoi të helmonte vjehrrën

Krimet e Rënda liruan sot 19 vjeçaren Elida Tanushi, e cila akuzohet se tentoi të vriste vjehrrën duke e helmuar. Gjyqtarja Ilirjana Olldashi ka caktuar ndaj të resë masën e sigurisë arrest në shtëpi duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm të saj.

Prokuroria është pajtuar me këtë masë të kërkuar prej vetë asaj, kjo bazuar dhe në gjendjen emocionale të Tanushit dhe kushteve të rënda psikologjike në të cilat ajo ndodhet. 19 vjeçarja, Elida Tanushi u arrestua pak ditë më parë nga policia e Durrësit, pasi tentoi të helmonte vjehrrën e saj.

Ajo ia ka hedhur vjehrrës një sasi helmi në gotën e kosit, fatmirësisht vjehrra e saj nuk ka shqetësime serioze për jetën.

Të fundit