Flash News

KRYESORE

Liroi nga burgu Arben Frrokun, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin e Krimeve të Rënda

Liroi nga burgu Arben Frrokun, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin e

Rikonfirmohet në detyrë gjyqtari i Gjykatës së Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dha sot vendimin për gjyqtarin Hallunaj, për të cilin theksoi se ka bërë deklarim të saktë pasurie dhe të justifikuar.

Ndaj gjyqtarit ishin depozitar dy ankesa, njëra nga ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, për vendimin e dhënë në gjyq ndaj Arben Frrokut. Hallunaj vendosi për pafajësinë e Arben Frrokut, dhe kryeprokurori Adriatik Llalla, bëri ankesë në KLD në vitin 2015. Llalla pretendoi se vendimi i gjyqtarit për Frrokun ka qenë i pabazuar dhe se ai ka bërë vlerësim provash të njëanshme.

Megjithatë, KPK e konsideron figurën e gjyqtarit Hallunaj të përshtatshme për të vijuar në detyrë.

Të fundit