Flash News

KRYESORE

“Lironi Ballist Morinën”, hakohet faqja zyrtare e Dubrovnikut

“Lironi Ballist Morinën”, hakohet faqja zyrtare e Dubrovnikut

Faqja zyrtare e qytetit të Dubrovnikut është hakuar mbrëmjen e sotme pas vendimit të gjykatës kroate për të ekstraduar Ballist Morinën në Serbi. Përgjegjës për sulmin është grupi “Anonymous Albania”, i cili paralajmëron për sulme të tjera deri në lirimin e Morinës.

“Ne sapo kemi hackuar faqen zyrtare të qytetit të Dubrovnikut, në mbështetje të Ismail Ballist Morinës. Shumë e shumë të tjera faqe priten të dalin jashtë funksionit”, shkruhet në faqen e këtij grupi.

Ndërkohë në faqen e Dubrovnikut është vendosur një foto e Morinës në stadium.

Më herët u zhvilluan protesta përpara Kryeministrisë dhe Ambasadës së Kroacisë në Tiranë ku u kërkua lirimi i Ballist Morinës.

Drazen Bosnjakovic, ministri i lindur në qytetin e ‘betejës së madhe’ që ka në dorë fatin e Ballist Morinës (Rasti i Tihomir Purda dhe takimi me Ditmir Bushatin)

Të fundit