Flash News

KRYESORE

Lista me 100 emra e Ramës sipas Shanos: Rilindja e terrorit të kuq

Lista me 100 emra e Ramës sipas Shanos: Rilindja e terrorit të kuq

Dritan Shano, ekonomist dhe Koordinator kombëtar i Partisë Demokratike, e ka pasqyruar me tone alarmante vendimin e Kryeministrit Rama për të publikuar 100 emra zyrtarësh 'të papëlqyer' nga populli, si pjesa e parë e spastrimit në administratë. Shano kujton parullën e vjetër të para '90 'Partia dhe Shteti janë një e të pandarë', duke e kritikuar Ramën për kapërcimin e kompetencave ekzekutive dhe futjen në territoret e pushteteve të tjera.

Postimi i plotë i Shanos:

Gju më gju me popullin!

Rilind terrori i kuq! Vijnë përsëri, në format dixhital, fletërrufetë dhe linçimi publik si akte mbi-ligjore. Kryetari i Partisë Socialiste i bën gjyq popullor 100 të parëve të administratës civile. Organizata politike, dhe jo organet kompetente, merr në dorë fatet e nëpunësve të Administratës Publike në Shqipëri. Pas 27 vjetesh kthehet përsëri: Partia dhe Shteti janë një e të pandarë.

Të fundit