Flash News

KRYESORE

LISTA/ 22 kandidatët e LSI që Ilir Meta i sheh të sigurtë për deputetë në zgjedhjet e 25 qershorit

LISTA/ 22 kandidatët e LSI që Ilir Meta i sheh të sigurtë

Ish-kreu i LSI, Ilir Meta komentoi sërish sot marrëveshjen Rama-Basha dhe hyrjen pa koalicione në zgjedhjet e 25 qershorit.

Duke iu përgjigjur deklaratave se marrëveshja do e dëmtojë LSI-në, Meta këmbënguli për të kundërtën. Ai beson se kjo parti do të dalë e fituar, madje forcë e parë në zgjedhje me rreth 52 deputetë, 18 të nxjerrë në 2013-ën dhe 34 bazuar në votat e zgjedhjeve lokale të 2015-ës.

“Shtatë deputetë në Tiranë, 4 në Durrës, 4 në Elbasan, 4 në Fier, 3 në Korçë dhe shumë të tjera në të gjithë Shqipërinë”, u shpreh Meta teksa bënte llogaritë për 25 qershorin.

Bazuar në pritshmëritë e Ilir Metës, mbi të cilat ai ka hartuar listat e kandidatëve, kemi nxjerrë emrat e atyre LSI i konsideron deputetë të sigurtë në zgjedhjet e 25 qershorit. Sigurisht që këto janë vetëm 5 qarqe nga 12 që ka Shqipëria dhe vetë Meta theksoi se LSI synon deputetë në të gjithë vendin.

Qarku Tiranë

1    KLAJDA    GJOSHA

2    KEJDI    MEHMETAJ

3    FLOIDA    KËRPAÇI

4    ENDRIT    BRAIMLLARI

5    LUAN     RAMA

6    KLEVI    POJANA

7    ARDIT    ÇELA

Qarku Fier

1    PETRIT     VASILI

2    ROBERT     BITRI

3    ERISA    XHIXHO

4    NIMET    MUSAI

Qarku Elbasan

1    MONIKA KRYEMADHI

2    EDMOND HAXHINASTO

3    ENVER    ROSHI

4    ZENUN BULLARI

Qarku Durrës

1    LEFTER    KOKA

2    NORA    MALAJ

3    FLAMUR    GJUZI

4    ARBi SHTYLLA

Qarku Korçë

1    EDMOND PANARITI

2    PIRO    KAPURANI

3    BRUNILDA    PASKALI

Të fundit