Flash News

KRYESORE

Lista e çmimeve/ Sa iu kushton shqiptarëve kalimi në Rrugën e Kombit

Dita e sotme shënoi hyrjen në fuqi të tarifës për qarkullimin në Rrugën e Kombit. Prej ditësh është paralajmëruar fillimi i pagesës, por kompania koncensionare është kujdesur që në sinjalistikën e vendosur pranë sportelit të vendosë dhe “listën e çmimeve”.

Albanian Highway Concession, sipas kontratës ka përcaktuar se sa do iu kushtojë shqiptarëve kalimi në Rrugën e Kombit.

Për mjetet e klasit të parë, motoçikletat dhe mjetet me tre rrota, kalimi do të kushtojë 2,5 euro ose 330 lekë. Për automjetet tarifa është 5 euro ose 660 lekë, por për banorët e Kukësit kushton 100 lekë të reja. Kjo vlen për deri në 44 kalime.

Për autobusët dhe kamionët tarifa është 11,3 euro dhe 16,3 euro, ndërsa për kamionët e tonazhit të rëndë është planifikuar të paguhet 22,6 euro.

Të fundit