Flash News

KRYESORE

Lista e Dritan Shanos: 'Shqipëria e Ramës' në dy vjet ka votuar 5 herë kundër ShBA

Lista e Dritan Shanos: 'Shqipëria e Ramës' në dy vjet

Dritan Shano, koordinator Kombëtar i Partisë Demokratike, shkruan se Shqipëria, që prej vitit 2015, ka votuar 5 herë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një status në Facebook, të cilin e titullon FAKT , Shano numëron pesë 'anti-amerikanizma' të Qeverisë Rama duke filluar nga shtatori i vitit 2015.

Statusi i plotë:

FAKT! Që nga shtatori 2015 deri më sot, Shqipëria ka votuar 5 herë kundra Shteteve te Bashkuara te Amerikës ne OKB .

1) në datë 10 Shtator 2015 – kundër SHBA, pro futjes se Palestines ne OKB

2) në datë 27 Tetor 2015 – kundër SHBA, pro dënimit të embargos së SHBA ndaj Kubës

3) në datë 23 Dhjetor 2016 – kundër SHBA për hapjen e negociatave te traktatit te ndalimit te armeve berthamore

4) në datë 3 Tetor 2017 – kundër SHBA – pro ndalimit te denimit me vdekje te personave LGBT

5) në datë 21 Dhjetor 2017 – kundër SHBA që Jeruzalemi është kryeqytet i Izraelit – pro Jemenit dhe Turqisë që Jeruzalemi është kryeqytet i Palestinës

Të fundit