Flash News

KRYESORE

Lista e kombëtares: Reja befason me largimin e senatorit, afrohen 4 të rinj

Trajneri i Shqipërisë, Edy Reja, ka nisur të mendojë për ndeshjet e 11 dhe 14 tetorit që do t'i luajë kundër Turqisë dhe Moldavisë për Euro2020. Dy sfidat shumë të rëndësishme që vendosin dhe fatet e "Shqiponjave" në këto eliminatore.

Image result for mergim mavraj

Tekniku italian do të prezantojë listën, ndërsa gazeta "Panorama Sport" shkruan për ndryshimet e para. Mërgim Mavraj nuk do të marrë një ftesë. Kapiteni u la në stol në ndeshjen ndaj Islandës, ndërsa tani duket se nuk do të jetë më me ekipin tonë.

Sulmuesi i ri i Chelseas, Armando Broja, është surpriza e bukur e italianit. I riu do të jetë me ekipin e parë, po ashtu Endri Çekiçi që po bën mjaft mirë në Slloveni. Ftohet për herë të parë në kombëtare Taulant Seferi, sulmuesi i Xamax-it do të jetë pjesë e jona, ndërsa rikthehet mbrojtësi Hysen Memolla.

Të fundit