Flash News

KRYESORE

LISTA E LARGIMEVE/ Demi humb durimin, zbulohen emrat që braktisin "Demat"

LISTA E LARGIMEVE/ Demi humb durimin, zbulohen emrat që braktisin

Partizani e nisi sezonin me petkun e kampionit, por nën drejtimin e Franco Lerdës mungoi harmonia. Trajneri Skënder Gega kishte gjetur recetën e duhur për ekipin e tij, por largimi i tij solli ndryshime të mëdha dhe ekipi ra.

Prurjet e merkatos së verës nuk ishin të duhurat, ndërsa drejtuesit kanë nisur të përpilojnë që tani listën e largimeve. Emri i parë që pritet t'i japë duart "Demave të kuq" është Aristoteles Romero. Mesfushori u mor për të bërë diferencën, por nuk ka bindur.

Qendërmbrojtësi Baldor pritet të ndajë rrugët që në janar, ashtu si Ekuban dhe Brown që nuk kanë bindur. E ardhmja e Solomon mbetet në dyshim me një rrogë të majme, por kontribut të paktë. Esin Hakaj rrezikon te shqiptarët, shkodrani dëshiron minuta por ka pak shanse me Trashin në krah.

Të fundit