Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
"Lista e re e rimbursimeve të medikamenteve si në Afrikë. Propagandë rilindase si shëndetësia falas dikur."
Ish-deputeti Tritan Shehu ngre shqetësimin për medikamentet e rimbursuara në Shqipëri. Shehu nënvizon se shumë medikamente mungojnë duke bërë një krahasim me standardet afrikane.
“Asgjë të re, vetëm propagandë rilindase si “shëndetësia falas” dikur.
"Numri i preparatave aktive vazhdon rreth 435 kur mesatarja europiane është mbi 2000: është shtuar këtë vit me vetëm dy, ndërsa në listat spitalore 5.”-shkruan Shehu.
Postimi i plotë:
Lista e re e rimbursimeve të medikamenteve, listë e standarteve afrikano - qendrore. Asgjë të re, vetëm propagandë rilindase si “shëndetësia falas” dikur.
Numri i preparatave aktive vazhdon rreth 435 kur mesatarja europiane është mbi 2000: është shtuar këtë vit me vetëm dy, ndërsa në listat spitalore 5.
Numri i form dozave për çdo princip aktiv vazhdon shumë i vogël.
Alternativat e para dominohen nga medikamente të origjinave të pasigurta të “klientëve” rilindas, të cilat po shtohen duke larguar medikamentet e standarteve të EMA e të tjera të barazvlefshme apo duke detyruar pacientët t’i blejnë ato.
Vlera e rimbursimit ngel 100 M $, e nivelit afrikan kjo për çdo bar si dhe në tërësi për frymë popullsie.
Mungojnë në shumicë barna jetike dhe cilësore në treg, duke rrezikuar seriozisht pacientët.
Asnjë përpjekje nuk po bëhet për të detyruar prodhimin vendas të përmbushë standartet europiane të GMP.
Agjensia e Kontrollit të Barnave është shumë larg kapaciteteve të domosdoshme dhe krejt e bllokuar tashmë.
Ky nivel tragjik i farmaceutikës sonë, ka goditur rëndë edhe këtë “sektor publik të menaxhuar nga privati”, operatorët e kompanitë serioze të tij.
Por mbi të gjitha godet e dëmton shëndetin e qytetarëve dhe “xhepin” e tyre, duke shtuar pagesat direkte.