Flash News

KRYESORE

Lista e spastrimit/ Cakaj shkarkon dy diplomatët e Athinës; mbeten vetëm ambasadori dhe shoferi

Lista e spastrimit/ Cakaj shkarkon dy diplomatët e Athinës; mbeten

Pas 77 ditëve në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Gent Cakaj ka transferuar dhe shkarkuar nga detyra 20 punonjës të shërbimit diplomatik.

Lista e spastrimeve të Cakajt ka prekur dhe dy diplomatët e karrierës në Athinë, Florian Nova dhe Enkelejda Riza, mëson Politiko.al. Në selinë e Ambasadës shqiptare në Athinë ka mbetur vetëm Ambasadorja Ardiana Hobdari dhe shoferi i saj.

Kujtojmë që Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi shkarkimin e këshilltares në Ambasadën shqiptare në Londër, Pranvera Skana.

Më herët, burime të mirëinformuara brenda Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme bëjnë me dije se janë të paktën shtatë diplomatë që pritet të shkarkohen ose të transferohen në Tiranë nga kryeqendrat evropiane ku shërbejnë aktualisht.

Bëhet fjalë për:

-Xhuli Keko, e veja e shkrimtarit Teodor Keko – Diplomate në Ambasadën e Shqipërisë në Holandë.

-Majlinda Dodaj, motra e Aleksandër Frangajt, pronar i Tv Klan – Diplomate në Ambasadën e Shqipërisë në Vatikan.

-Pranvera Skana, ish-bashkëshortja e Henri Çilit, pronar i ‘UET’ – Diplomate në Ambasadën e Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar.

-Gerarta Ballo, vajza e Artur Zhejit, gazetar dhe drejtues i emisionit ‘360 gradë’ – Diplomate në Ambasadën e Shqipërisë në Itali.

-Alket Çani, vëllai i Arjan Çanit, gazetar dhe drejtues i emisionit ‘Zonë e Lirë’ – Diplomat në Ambasadën e Shqipërisë në Francë.

-Inid Milo, vajza e Paskal Milos, ish-ministër i Jashtëm – Drejtuese e Drejtorisë së NATO-s pranë Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë.

Besjan Zogaj, djali i Preç Zogajt, shkrimtar dhe analist – Diplomat pranë Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë.

Lexo edhe: Nga vajza e Paskal Milos te vëllai i Çanit dhe motra e Frangajt; ‘lista e fshehtë’ e Gent Cakajt për spastrimet në diplomaci

Të fundit