Flash News

KRYESORE

“Lista e zezë”/ Shehu: Po ndërtojmë sulltanatin. Halimi: Padisni Ramën...

“Lista e zezë”/ Shehu: Po ndërtojmë sulltanatin.

Vijojnë reagimet nga ana e opozitës në lidhje me “listën e zezë Rama”, si persona dhe zyrtarë të administratës të denoncuar për abuzime e shkelje nga qytetarët. Ka reaguar edhe deputeti i zgjedhur i PD-së Tritan Shehu me një status të tij në faqen e Facebook-ut. Shehu thotë se “Rama po ndërton shtetin apo sulltanatin”, duke ironizuar edhe modelin lindor nga frymëzohet Rama. “Fatkeqësisht ne po largohemi përditë edhe më shumë nga “shteti demokratik e ligjor”, thotë Shehu dhe shton se “nuk keni parë asgjë akoma”.

Edhe deputeti Eduart Halimi dhe ish-ministri i Drejtësisë, ka reaguar ashpër, duke thënë se “raporti i publikuar dje është antikushtetues dhe si i tillë kërkon reagim të fortë ligjor dhe jo retorikë.”

Ja statusi i Shehut:

“Po ndërtojmë shtetin ligjor apo sulltanatin e “listave”?!

Në shtetin ligjor askush, aq më pak kryeministrië nuk ka të drejtë të ofendojë, të akuzojë publikisht kërkënd pa fakte e prova.

Shteti demokratik nuk vepron mbi “lista”, ai ka të tjera mekanizma të bazuara në ligj! Fatkeqësisht ne po largohemi përditë edhe më shumë nga “shteti demokratik e ligjor”.

Edhe Eduart Halimi, përmes një postimi në fb, duuke u ndalur në 30 emrat e prokurorëve dhe gjyqtarëve në listën e zezë, thekson se akti i djeshem i Rames nuk bën përpjekjet per nje reforme reale ne drejtesi, per nje vetting të vërtetë. Ai i apelon që të hidhen në veprim dhe mos të presin avokati nga opozita. Ja postimi i Halimit:

“Nese ju 30 gjyqtare e prokurore heshtni, nuk padisni individualisht penalisht Kryeministrin sot, atehere mos shkoni te uleni fare ne zyren qe ua paguajne qytetaret, por ikni, nuk duhet te qendroni asnje minute ne karigen e gjyqtarit apo prokurorit. Nese ju jeni ne ate liste dhe e dini se akuza e KM qendron por shpresoni ti shmangeni apo kjo te fashitet nga lajme te tjera te renda qe shoqerojne realitetin ku ndodhemi, jeni te mjere”.

Të ne kështu po ndërtohet shteti i bazuar mbi pushtetin e “sulltanit”! Siç duket “sulltanati” është modeli që po implementohet! Sa më shumë ecim në këtë drejtim, aq më e vërtetë bëhet shprehja: “nuk keni pare asgjë akoma”! “

Ndërsa Mesila Doda, ka reaguar thjesht me ironi: “Thashe se ishte shaka, por me sa duket ja mberritem dites. Mblidhet gjithe peshtyma qe hidhet ne rrjete sociale dhe publikohet ne sy te popullit... per ne qe e mbajme mend ishte si koha kur te denonte Fronti Popullor...”

Të fundit