Flash News

KRYESORE

Lista/ Këto janë degët më të preferuara nga studentët në Shqipëri

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka publikuar tabelën e 20 programeve të studimit më të kërkuara në të dyja raundet e aplikimit në ciklin e I-rë për vitin akademik 2017-2018.

Dega më e preferuar nga studentët ka qenë ajo e Administrim-Biznes, e ndjekur nga Drejtësia dhe Punët Sociale. Psikologjia dhe Shkencat Politike përmbyllin listën me pesë degët më të përzgjedhura nga studentët.

Në fund të listës renditen degët e Financë-Kontabilitet, Mjekësi e Përgjithshme dhe Stomatologji. Edhe disa degë ku parashikohet të ketë zgjerim të kërkesave për vende pune në Shqipëri dhe Europë, si Inxhinieri Informatike, Inxhinieri Telekomunikacioni dhe Informatika, ndodhen në fund të listës me përzgjedhjet e studentëve. Gjithsesi, sa i përket degëve të renditura të fundit, numri i studentëve që i përzgjedhin është i vogël kryesisht për shkak të mesatares dhe pikëve të larta që kërkohet nga universitetet.

Të fundit