Flash News

KRYESORE

Lista: Kjo është Shqipëria e Rejës, senatorët jashtë dhe shumë futbollistë të rinj

Edy Reja ka nisur t'i japë ngjyrat e tij kombëtares kuqezi dhe kjo shihet mjaft qartë dhe te lista e publikuar para ndeshjes me Turqinë dhe Moldavinë. Trajneri italian ka nisur revolucion total, pasi ka nxjerrë jashtë emra të rëndësishëm dhe ka thirrur futbollistë për herë të parë.

Kapitenin Mërgim Mavraj, Taulant Xhaka dhe Armando Sadiku nuk kanë marrë ftesë, me mbrojtësin e sulmuesin që nuk janë as në listën e pritjes. Italiani ka ftuar për herë të parë Lindon Selahin e Twentes dhe Taulant Seferin e Xamaxit. Qose, Gjasula, Kumbulla, Bare dhe Manaj konfirmohen në ekip. Trashi është pjesë e listës përfundimtare.

Të fundit