Flash News

KRYESORE

Lista me emrat e 124 trafikantëve e drogës, Luan Rama apel Prokurorisë

Lista me emrat e 124 trafikantëve e drogës, Luan Rama apel

Reagon nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama për lajmin se kryeministri dhe ministri Demiraj posedojnë një listë me emrat e 124 personave të implikuar në kultivimin e trafikimit të drogës. Sipas Ramës “ata kanë për detyrë të dërgojnë në Prokurori emrat e 124 personave të implikuar në kultivimin e trafikimit të drogës”.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama shton se Prokuroria duhet të nisë menjëherë procedurat që ligji e detyron për hetimin e personave të implikuar, listë kjo që e ka Edi Rama dhe Dritan Demiraj.

Ja postimi i Ramës:

“Kryeministri e më pas edhe Ministri i Brendshëm, deklaruan se disponojnë një listë me 124 emra të implikuarish në veprimtarinë kriminale të kultivimit e trafikimit të drogës në Shqipëri!

Kaq nuk mjafton!

Si funksionarë të lartë të shtetit ata duhet ta dinë se e kanë për detyrë të veprojnë në zbatim të ligjit duke kryer si hap të parë dërgimin e listës së emrave dhe të të gjithë të dhënave që kanë në Prokurori!

Ndërkaq, Prokuroria, nëse nuk e ka bërë, duhet të nisë menjëherë procedurat që ligji e detyron, për hetimin dhe fillimin e çeshtjes penale për emrat e listës që disponon Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm!

Shteti ka ligje dhe funksionon përmes zbatimit të ligjit!”

 

Të fundit